Ndërlidhjet

Mustafa: Dialogu me Serbinë nuk është në pikëpyetje


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, nuk e vë në pikëpyetje dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto komente Mustafa i bëri në mbledhjen e Qeverisë.

“Unë nuk e konsideroj se marrëveshja është suspenduar, ose se është vu në dyshim marrëveshja. Konsideroj se marrëveshja ka shkuar në Kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se çdo pikë e kësaj marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është ajo që edhe ne do ta bënim si Qeveri, sepse kemi qenë të detyruar ta bëjmë dhe kjo në asnjë rast nuk e bie në pikëpyetje dialogun tonë që duhet ta zhvillojmë, ose normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,” ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

XS
SM
MD
LG