Ndërlidhjet

Tusk: Schengeni para kolapsit


Foto nga samiti ne Maltë.
Foto nga samiti ne Maltë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka tërhequr vërejtjen më 12 nëntor se marrëveshja e kufijve të hapur në Bashkimin Evropian, që njihet edhe si zona Schengen, është para kolapsit si rezultat i krizës me migrantë.

Duke folur në samitin BE-Afrikë në Maltë, Tusk ka thënë se "ruajtja e Schengenit është një garë kundër kohës dhe ne jemi të vendosur për ta fituar këtë garë."

Komentet e tij pasojnë vendimet e Asutrisë, Gjermanisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Suedisë, për të rikthyer kontrollin e kufijve dhe për të ngritur gardhe përreth tyre, në përpjekje për të kontrolluar hyrjet në territoret e këtyre vendeve.

Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e Maltës kanë nisur zyrtarisht formimin e një fondi emergjence për vendet afrikane, me një shumë fillestare prej 1.8 miliardë eurosh, për të luftuar varfërinë dhe konfliktet, që po sjellin fluks të madh të migrantëve në Evropë.

XS
SM
MD
LG