Ndërlidhjet

Ukraina njeh gjenocidin mbi tatarët e Krimesë


Parlamenti i Ukrainës.
Parlamenti i Ukrainës.

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë që njeh dëbimet masive të tatarëve të Krimesë, në vitin 1944, që konsiderohet si gjenocid.

Rezoluta e miratuar, gjithashtu thotë se data 18 maj, do të shënohet në Ukrainë si Dita për Përkujtimin e Viktimave.

Aktivistët tatarë të Krimesë kanë bërë presion me vite të tëra mbi autoritetet ukrainase për të njohur valën e dëbimeve si gjenocid.

Diktatori sovjetik Josef Stalin, kishte urdhëruar dëbimin masiv të tatarëve të Krimesë, më 18 maj 1944, nën dyshimet se gjoja kishin bashkëpunuar me Gjermaninë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 180,000 tatarë u dëbuan për në Azinë Qendrore dhe në Siberi.

Rreth 40% e të dëbuarve vdiqën gjatë udhëtimit apo brenda kohës së internimit.

Tatarët e Krimesë u lejuan të kthehen në gadishullin e Krimesë, në fund të viteve 1980, para rënies së Bashkimit Sovjetik.

Shumica e tatarëve hapur kanë kundërshtuar aneksimin e Krimesë nga Rusia, në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG