Ndërlidhjet

logo-print

Romë: Të arrestuarit synonin sulme në Evropë dhe Lindjen e Mesme


Ilustrim

Ilustrim

Prokurori kombëtar Italian, Franco Roberti, ka thënë sot në Romë, gjatë një takimi me gazetarët, se 15 kurdë nga Iraku dhe një person nga Kosova, janë arrestuar nën dyshimet për terrorizëm ndërkombëtar, të ndërlidhur me grupin militant Shteti Islamik.

Policia në gjashtë vende të Evropës ka kryer sot arrestimet këta pjesëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët dyshohen se kishin planifikua sulme në Evropën perëndimore dhe në Lindjen e Mesme.

Shumica nga ta jetonin në Itali.

Operacioni kishte vënë në shënjestër grupin Raëti Shax, për të cilin policia thotë se është një grup kurd sunit, që për synim ka rrëzimin e qeverisë në rajonin e Kurdistanit në Irak dhe zëvendësimin e saj me ligjin e sheriatit.

Operacionin, autoritetet italiane e kanë cilësuar si më të rëndësishmin në Evropë, në 20 vitet e fundit.

Personi nga Kosova, sipas mediave vendore në Kosovë, thuhet të jetë Eldin Hoxha, por këto njoftime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

XS
SM
MD
LG