Ndërlidhjet

Kirby: Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetojë marrëveshjen


Michael D. Kirby

Michael D. Kirby

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael D. Kirby, sot ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta vërtetoj kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe më parë me pjesët e tjera të marrëveshjeve të Brukselit, që në prill të vitit 2013 i kanë arritur Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton agjencia Beta.

“Edhe deri tash Gjykata Kushtetuese në Prishtinë i ka shqyrtuar dhe në fund çdo herë e ka vërtetuar kushtetutshmërinë e pjesëve të ndryshme të marrëveshjes së Brukselit”, tha zoti Kirby, dhe ka shtuar se “jam opitmist se kështu do të jetë edhe kësaj radhe”.

Mëtutje, duke folur para gazetarëve në Beograd, ambasadori amerikan theksoi se marrëveshja e Brukselit është e rëndësishme në të gjitha aspektet dhe ka shfaqur shpresën se të dy palët do të gjejnë mënyrë për të vazhduar mëtutje.

XS
SM
MD
LG