Ndërlidhjet

logo-print

Bejrut: Nga sulmet vetëvrasëse me bomba – 16 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bejrut të Libanit

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bejrut të Libanit

Së paku 16 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas dy sulmeve vetëvrasëse me bomba në një lagje jugore të kryeqytetit Bejrut në Liban, që është bazë e fuqishme e lëvizjes shiite, Hezbollah.

Policia tha se dy njerëz me jelekë vetëvrasës e kanë aktivizuar eksplozivin para një qendre tregtare në lagjen Burj-al-Barajneh.

Prej se lëvizja Hezbollah në Liban, e mbështet ushtarakisht presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën e tij kundër forcave opozitare, kanë ndodhur disa sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG