Ndërlidhjet

Bejrut: Nga sulmet vetëvrasëse me bomba – 37 të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të fuqishëm të mëparshëm në Bejrut të Libanit

Pamje pas një eksplodimi të fuqishëm të mëparshëm në Bejrut të Libanit

Së paku 37 vetë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur, pas dy sulmeve vetëvrasëse me bomba në një lagje jugore të kryeqytetit Bejrut në Liban, që është bazë e fuqishme e lëvizjes shiite, Hezbollah.

Policia tha se dy njerëz me jelekë vetëvrasës e kanë aktivizuar eksplozivin para një qendre tregtare në lagjen Burj-al-Barajneh.

Dëshmitarët kanë treguar se njerëzit ishin nisur për në skenën e sulmit të parë, duke i ndihmuar njerëzit, kur ka ndodhur eksplodimi i dytë.

Prej se lëvizja Hezbollah në Liban, e mbështet ushtarakisht presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën e tij kundër forcave opozitare, kanë ndodhur disa sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG