Ndërlidhjet

Ukrainë: Nderim i lartë shtetëror për Sorosin


George Soros

George Soros

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dje në Kiev, e ka nderuar financierin dhe filantropistin e pasur amerikan, George Soros, me Urdhërin e Çlirimit.

“Aktivitetet e juaja intensive gjatë viteve të fundit në mënyrë ekstreme kanë promovuar ndryshim demokratik që tash po ndodhë në Ukrainë”, i tha Sorosit presidenti Poroshenko, duke i dorëzuar këtë çmim të lartë të Ukrainës.

Poroshenko ka thënë se Fondacioni Ndërkombëtar i Ripërtritjes i Sorosit ka luajtur rol të madh në zhvillimin e Ukrainës në 25 vitet e shtetësisë.

Zoti Soros, 85 vjeçar, tha se është nder i madh për të personalisht dhe për fondacionin e tij që iu dha kjo mirënjohje.

Organizatat humanitare të Sorosit u kanë dhënë miliarda dollarë vendeve të Evropës Lindore dhe atyre të ish-Bashkimit Sovjetik, pasi operojnë në afro 25 shtete.

XS
SM
MD
LG