Ndërlidhjet

Irak: Kurdët e mbështetur nga SHBA-të kanë hyrë në Sinxhar


Luftëtarët kurdë duke e shikuar tymin në Sinxhar gjatë një operacioni të forcave kurde të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-ve
Luftëtarët kurdë duke e shikuar tymin në Sinxhar gjatë një operacioni të forcave kurde të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-ve

Nga pjesa veriore e Irakut raportohet se luftëtarët kurdë, të mbështetur nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, kanë hyrë në qytetin Sinxhar, në kuadër të një ofensive kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Një korrespondent i agjencisë Reuters në këtë hapësirë ka raportuar se sot herët në mëngjes i ka parë qindra luftëtarë kurdë, duke hyrë në Sinxhar nga veriu dhe përgjatë rrugës kryesore që kalon nëpër qytet.

Zyrtarët kurdë kanë thënë se luftëtarët po avanconin në Sinxhar nga “të gjitha drejtimet”.

Militantët e Shtetit Islamik e kishin okupuar Sinxharin në gusht të vitit 2014, duke i vrarë mijëra pjesëtarë të minoritetit jazidi në Irak dhe duke i detyruar dhjetëra mijëra të tjerë të largohen në malet e afërta për të shpëtuar nga ajo që Muzeu Memorial i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara e ka përshkruar si gjenocid.

Mbrëmë Pentagoni tha se trupat amerikane që po i këshillojnë kurdët në ofensivën në Sinxhar, janë mjaft afër fronit, që t’i identifikojnë caqet e militantëve të Shtetit Islamik dhe të kërkojnë sulme ajrore.

XS
SM
MD
LG