Ndërlidhjet

Dy të arrestuar për ryshfet


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se ka arrestuar dy persona të dyshuar për “marrje ryshfeti, mashtrim dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka pranuar një ankesë nga një qytetar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në komunikatë, mes tjerash,sqarohet se njëri nga të arrestuarit, dyshohet se “ka kërkuar para për punësimin e një personi”, kurse i arrestuari tjetër dyshohet se ka “zbuluar informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen”.

Mediat vendore në Kosovë bëjnë të ditur se të arrestuarit janë punonjës në Postën dhe Telekomin e Kosovës [PTK].

XS
SM
MD
LG