Ndërlidhjet

Raportet: “Xhihadisti John” është "zhdukur" nga sulmi amerikan


Pamje nga larg e qytetit Raka në Siri
Pamje nga larg e qytetit Raka në Siri

Rrjeti BBC-i ka cituar një zyrtar të lartë të ushtrisë britanike që ka thënë se ekziston “shkallë e lartë e sigurisë” se militanti britanik i njohur si “xhihadisti John” ishte qëlluar nga sulmi ajror me aeroplan amerikan pa ekuipazh në qytetin sirian, Raka, që është bazë e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Njëherësh, mediat amerikane duke cituar një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, raportojnë se sulmi ajror ishte “i përsosur” dhe se militanti famëkeq britanik ishte “zhdukur”.

Mbrëmë Pentagoni ka konfirmuar se e kishte pasur në shënjestër një makinë që e transportonte militantin e maskuar, i cili ishte paraqitur në disa video të militantëve të Shtetit Islamik, duke i vrarë me heqje koke të rrëmbyerit perëndimorë.

Militantit britanik, emri i vërtetë i të cilit është Mohammed Emwazi, ishte përshkruar nga ish-pengjet si psikopat gjakpirës, që kënaqej duke iu kërcënuar të rrëmbyerve perëndimorë.

Ai ishte programues kompjuterik nga Londra, i lindur në Kuvajt, në një familje me origjinë nga Iraku.

Prindërit e tij ishin vendosur në Britani në vitin 1993.

XS
SM
MD
LG