Ndërlidhjet

Sinxhari shpallet “i çliruar” nga militantët e IS-it


Forcat kurde sot në qytetin e rrënuar Sinxhar në Irak
Forcat kurde sot në qytetin e rrënuar Sinxhar në Irak

Presidenti rajonal kurd në Irak, Masud Barzani, tha sot se qyteti Sinxhar, në pjesën veriore të Irakut, është marrë nga militantët e Shtetit Islamik gjatë një ofensive nga forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para gazetarëve në Malin Sinxhar, që shikon në qytet, Barzani tha se “çlirimi i Sinxharit do të ketë ndikim të madh” në përpjekjet për rimarrjen e qytetit Mosul nga militantët e IS-it.

Sot më herët gjatë ditës, luftëtarët kurdë avancuan në qendër të Sinxharit duke e ngritur flamurin kurd, pas një ofensive madhore për rimarrjen e kontrollit në këtë qytet strategjik.

Militantët e Shtetit Islamik e kishin okupuar Sinxharin në gusht të vitit 2014, duke i vrarë mijëra pjesëtarë të minoritetit jazidi në Irak dhe duke i detyruar dhjetëra mijëra të tjerë të largohen në malet e afërta për të shpëtuar nga ajo që Muzeu Memorial i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara, e ka përshkruar si gjenocid.

XS
SM
MD
LG