Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Nga sulmi vetëvrasës – 18 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad

Nga një sulm vetëvrasës me bombë gjatë ceremonisë së varrimit të një luftëtari proqeveritar në pjesën jugperëndimore të Bagdadit, janë vrarë së paku 18 vetë dhe plagosur 41 të tjerë.

Raportohet se sulmuesi e ka aktivizuar eksplozivin në belin e tij në funeralin e një luftëtari shiit.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.

Por, militantët e linjës së fortë ekstreme në grupin, Shteti Islamik, i cili i ka nën kontroll pjesë të mëdha të veriut në Irak, shpeshherë kanë ndërmarrë sulme të këtilla në kryeqytetin Bagdad.

XS
SM
MD
LG