Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Putini e viziton Iranin


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenca e Rusisë sot ka shpallur se presidenti, Vladimir Putin, më 23 nëntor planifikon ta vizitoj Teheranin, në udhëtimin e tij të parë në Iran, prej vitit 2007.

Mëtutje, këshilltari i lartë për politikë të jashtme i presidencës ruse, Yury Ushakov, tha se Putini në Iran, do të marrë pjesë në Forumin e Vendeve Eksportuese të Gazit, që organizohet në Teheran, por ai do të takohet ndaras edhe me zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë edhe presidentin, Hassan Rohani.

Irani është nikoqir i konferencës për gaz të 12 vendeve pjesëmarrëse në periudhën kur pas nënshkrimit të marrëveshjes atomike me 6 fuqitë botërore, pritet tërheqja e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare në këmbim për kufizimin e programit atomik iranian.

XS
SM
MD
LG