Ndërlidhjet

FIFA: Gjobitet funksionari spanjoll i futbollit


Komiteti Etik i Organizatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka njoftuar sot se e ka gjobitur shefin futbollistik spanjoll dhe zyrtarin e FIFA-s, Angel Maria Villar, lidhur me sjelljen e tij në kuadër të hetimit për akuzat për korrupsion gjatë shqyrtimit se ku do të organizoheshin Kampionatet Botërore në vitin 2018 dhe 2022.

Komiteti tha se Villar “ka dështuar të sillet në harmoni me rregullat e përgjithshme” për zyrtarët e futbollit. Por, ky komitet nuk ka publikuar detaje për sjelljen e tij ose për ndonjë incident të veçant për të cilin Villar dështë gjobitur me 25 mijë dollarë.

Në dhjetor të vitit 2010, FIFA kishte vendosur që Kampionatet Botërore në vitin 2018 dhe 2022 të organizoheshin përkatësisht në Rusi dhe Katar, por tash procedurat e vendosjes po hetohen nga prokurorët e Zvicrës.

Zoti Villar tha sot se është i kënaqur që FIFA e pastroi emrin e tij lidhur me akuzat se nuk ka bashkëpunuar me hetimet. Megjithatë, ai i ka hedhur poshtë pohimet se nuk ishte sjellur mirë.

FIFA është futur në një situatë të trazuar prej muajit maj të këtij vit, kur autoritetet e Shteteve të Bashkuara i kanë akuzuar 14 zyrtarë të futbollit.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është suspenduar për 90 ditë, në pritje të hetimeve të Komitetit Etik.

XS
SM
MD
LG