Ndërlidhjet

Libani mbanë ditë zie për 44 viktima


Tammam Salam.
Tammam Salam.

Kryeministri libanez, Tammam Salam ka mbajtur një takim urgjent me kabinetin e tij të sigurisë dhe krerët ushtarakë.

Libani është në ditë zie, për 44 njerëz të vrarë nga një bombë e dyfishtë vetëvrasës, e cila pretendohet se është bërë nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Shpërthimet e vonshme, që ndodhën dje, kanë goditur një zonë banimi dhe një zonë komerciale, në një periferi të Bejrutit, i cili është një bastion i grupit shiit mysliman Hezbollah.

Libani kohët e fundit është duke u ballafaquar me kriza që vinë nga vendet e rajonit, por edhe kriza të brendshme politike.

Mosmarrëveshje ndërmjet palëve, që përfshijnë fraksioneve dhe sekte të ndryshme, i kanë pamundësuar qeverisë marrjen e vendimeve themelore dhe kanë lënë vendin pa president, për 17 muaj.

XS
SM
MD
LG