Ndërlidhjet

Merkel thotë se nuk e di sa migrantë do të pranojë Gjermania


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ende nuk është e gatshme për të përmednur një limit maksimal për numrin e migrantëve të cilët mund të vijnë në Gjermani, madje edhe pas presion të brendshëm politik, që po i bëhët asaj për të reduktuar numrin e migrantëve.

Merkel i tha televizionit televizionit ZDF se e vetmja mënyrë për të zvogëluar numrin e migrantëve që vijnë, është të merret parasyshë arsyet pse njerëzit po ikin në Evropë, "dhe ata janë jashtë Gjermanisë."

Merkel tha: "Unë nuk mund të përcaktojë në mënyrë të njëanshme numrin e migrantëve ... ajo që në Gjermani nuk mund të bjmë është që thjesht në mënyrë të njëanshme, të përcaktojmë se kush mund të vijnë ose nuk mund vijnë."

Deri më tani Gjermania është duke u përballuar më një shifër alarmanet të migrantëve.

Sipas statisikave më shuëm se 800 mijë migrantë kanë arritur në Gjermani, deri tash.

XS
SM
MD
LG