Ndërlidhjet

Biden do të vizitojë Ukrainën


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të vizitojë Ukrainën në fillim të dhjetorit, në përpjekje për të rikthyer paqen e qëndrueshme atje.

Biden do të takojë presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, anëtarët e Parlamentit të Ukrainës dhe grupe joqeveritare.

“Kjo do të jetë vizita e pestë e nënpresidentit Biden në Ukrainë, prejse ka marrë detyrën në vitin 2009”, ka thënë Shtëpia e Bardhë,

Pavarësisht armëpushimit që është arritur në muajin shkurt, konflikti në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, ka lënë mbi 7,900 njerëz të vdekur.

XS
SM
MD
LG