Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës


Gjatë takimit në Uashington...

Gjatë takimit në Uashington...

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar në Uashington zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Në takim, Jahjaga ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, bën të ditur Presidenca përmes një komunikate për media.

Yee, në anën tjetër, ka dënuar përdorimin e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe ka ftuar palët që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Ai ka thënë se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG