Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Kosovës dënon sulmet në Paris


Paris
Paris

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar sulmet terroriste në Francë, si pasojë e të cilave janë vrarë 127 persona.

"Në këto momente të vështira për Francën ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me familjarët e viktimave, me popullin francez dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duke u lutur që bota mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme", thuhet në deklaratën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

"Aktet e tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm, janë të papranueshme, antihumane e anitnjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti", vijon deklarata.

Bashkësia Islame e Kosovës lutet që Zoti t'i mëshirojë shpirtrat e viktimave të pafajshme, kurse për të plagosurit që të shërohen sa më shpejt.

XS
SM
MD
LG