Ndërlidhjet

Cameron: Akti më i keq i dhunës në Francë që nga LDB


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

“Ngjarjet në Paris janë aktet më të këqija të dhunës në Francë, qysh nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Sipas tij, ato janë sulmet më të këqija në Evropë pas një dekade.

“Ne qëndrojmë me ju, të bashkuar”, ka qenë mesazhi i Cameronit për popullin francez.

Njëqindenjëzeteshtatë persona kanë humbur jetën nga sulmet e së premtes mbrëma në Paris.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG