Ndërlidhjet

Vriten pesë ushtarë të Ukrainës në lindje


Donjeck(Foto nga arkivi)

Donjeck(Foto nga arkivi)

Kievi ka bërë të ditur se pesë ushtarë të qeverisë janë vrarë në përleshje me separatistët pro-rusë, në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se katër ushtarë të tjerë janë plagosur në dhunë.

Viktimat janë regjistruar në pjesën veriore dhe perëndimore të Donjeckut, rajon që kontrollohet nga separatistët.

Kjo është dhuna më vdekjeprurëse që nga marrëveshja për amërpushim, e arritur në muajin shtator.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja palët duhet të tërheqin shumicën e armëve nga vija e frontit.

XS
SM
MD
LG