Ndërlidhjet

Kerry tregon rezultatet e bisedimeve për Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Palët në bisedimet për paqe në Siri janë pajtuar të shtunën që të përshpejtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Ai ka bërë të ditur se qeveria dhe opozita siriane do të nisin bisedimet në muajin janar, ndërsa zgjedhjet në Siri do të mbahen brenda 18 muajsh.

Duke folur për gazetarët, pas bisedimeve në Vjenë, Kerry ka thënë se pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po ashtu janë pajtuar që të kalojnë një rezolutë në favor të armëpushimit në Siri.

XS
SM
MD
LG