Ndërlidhjet

logo-print

Ndeshja Francë-Angli do të zhvillohet siç është planifikuar


Gjatë ndeshjes Francë-Gjermani, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti francez, Francois Hollande, dhe zyrtarë të tjerë...

Gjatë ndeshjes Francë-Gjermani, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti francez, Francois Hollande, dhe zyrtarë të tjerë...

Federata e Futbollit e Francës ka bërë të ditur se ndeshja miqësore midis Francës dhe Anglisë do të zhvillohet në Londër më 17 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar, pavarësisht shqetësimeve të sigurisë pas sulmeve terroriste në Paris.

Federata franceze ka thënë se presidenti i saj, Noel Le Graet, ka konfirmuar se miqësorja në stadiumin Wembly “do të shkojë përpara”.

Të premten, Franca ka mundur Gjermaninë me rezultat 2:0 në stadiumin Stade de France, në veri të Parisit.

Derisa është zhvilluar ndeshja, janë dëgjuar tre shpërthime të fuqishme.

XS
SM
MD
LG