Ndërlidhjet

Rohani: Sulmet në Paris, “krime kundër njerëzimit”


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka anualuar vizitën në Evropë – të parën nga një kryetar i shtetit iranian në dhjetë vjet.

Anulimi është bërë për shkak të sulmeve terroriste në Paris, të cilat Rohani i ka përshkruar si “krime kundër njerëzimit”.

Ai është dashur të takojë të shtunën në Romë Papa Françeskun, si dhe homologun italian, Sergio Mattarella, dhe kryeministrin Matteo Renzi.

Parisi ka qenë po ashtu në agjendën e Rohanit.

Rohani i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit të Francës, Francois Hollande.

“Në emër të popullit iranian, i cili vetë ka qenë viktimë e terrorizmit, i dënoj ashpër këto krime kundër njerëzimit dhe shpreh ngushëllimet e mia për popullin dhe qeverinë franceze”, ka thënë Rohani.

Nga sulmet e së premtes mbrëma në Paris kanë humbur jetën 127 persona.

XS
SM
MD
LG