Ndërlidhjet

Identifikohet një sulmues i Parisit


Paris

Paris

Hetuesit francezë kanë identifikuar njërin nga sulmuesit që kanë vrarë së paku 129 veta, të premten në Paris.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, është identifikuar nga një gisht i prerë, që është gjetur në njërin lokacion të sulmeve.

Mostefai, shtetas francez, ka pasur histori të krimeve të vogla.

Sulmet e koordinuara më 13 nëntor kanë goditur gjashtë lokacione të ndryshme në Paris, përfshirë një sallë të koncerteve, një stadium sporti, restorante dhe bare.

Shtatë sulmues të armatosur rëndë, kanë hedhur veten në erë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

Sulmet në Paris kanë qenë më vdekjeprurëset në Evropë që nga bombardimet në Madrid, më 2004.

XS
SM
MD
LG