Ndërlidhjet

Presidenti i Birmanisë premton transferim të pushtetit


Presidenti i Birmanisë, Thein Sein.
Presidenti i Birmanisë, Thein Sein.

Presidenti i Birmanisë, Thein Sein, ka premtuar transferim të qetë të pushtetit te partia opozitare e Aung San Suu Kyi-së, e cila ka fituar zgjedhjet e javës së kaluar.

“Të gjitha detyrat do të transferohen te qeveria e re, në një mënyrë të organizuar. Do të sigurohemi për një tranzicion të qetë dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Sein.

Ai i ka bërë këto komente në një takim me liderët politikë në Jangon.

Liga Kombëtare për Demokraci ka fituar rreth 80 përqind të vendeve të parlamentit.

Transferimi i pushtetit do t’i jepte fund qeverisjes ushtarake në Birmani për më shumë se 50 vjet.

XS
SM
MD
LG