Ndërlidhjet

logo-print

Papa: Dhuna nuk i zgjidh problemet e njerëzimit


Papa Françesku

Papa Françesku

Pas sulmeve terroriste në Paris, Papa Françesku ka thënë se përdorimi i emrit të Zotit për të justifikuar dhunën, është blasfemi.

“Dua të përsëris se rruga e dhunës dhe urrejtjes nuk i ka zgjidhur problemet e njerëzimit dhe përdorimi i emrit të Zotit për të justifikuar këtë rrugë, është blasfemi”, ka thënë Papa përpara mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Barbarizmi i tillë na lë të habitur dhe pyesim veten se si zemra e njeriut mund të planifikojë dhe të kryjë akte të tilla të tmerrshme, të cilat kanë tronditur jo vetëm Francën, por gjithë botën”, ka thënë kreu i selisë së shenjtë.

Papa më pas ka ftuar besimtarët që të luten me të për viktimat e pafajshme të sulmeve.

Përgjegjësinë për sulmet në Paris, në të cilat kanë humbur jetën së paku 129 veta, e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG