Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një ushtar i Ukrainës në lindje


Ukrainë(Foto nga arkivi)

Ukrainë(Foto nga arkivi)

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se një shërbyes i saj është vrarë në lindje të vendit.

Zëdhënësi Oleksandr Motuzyanyk ka thënë se një ushtar është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pranë Donjeckut – rajon që kontrollohet nga rebelët pro-rusë.

Rebelët, në anën tjetër, kanë akuzuar Ukrainën se ka përdorur mortaja në drejtim të territorit të tyre.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë intensifikuar pas disa javësh qetësi relative.

Të shtunën është raportuar për pesë ushtarë ukrainas të vrarë.

Konflikti në lindje të Ukrainës ka nisur në prill të vitit 2014 dhe ka marrë mbi 7,900 jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG