Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden trupat e 15 migrantëve në Sinai të Egjiptit


Egjipt - foto arkivi

Egjipt - foto arkivi

Policia e Egjiptit ka gjetur trupat e 15 migrantëve afrikanë, të cilët duket se janë qëlluar për vdekje në Gadishullin Sinai, kanë thënë zyrtarët.

Tetë migrantë të tjerë janë gjetur të gjallë, por të plagosur.

Nuk është ende e qartë se kush e ka sulmuar grupin pranë qytetit Rafah, në kufi me Gazën.

Në këtë zonë ka tensione të vazhdueshme, pasi ushtria egjiptiane po bën përpjekje të shtypë kryengritjen e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG