Ndërlidhjet

Sulmet ruse në Siri “kanë shtuar” refugjatët


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Aksionet ushtarake të Rusisë në Siri kanë rritur numrin e refugjatëve që bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Duke folur në samitin e G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, Tusk ka thënë se Rusia duhet të përqendrohet më shumë te militantët e Shtetit Islamik (IS) dhe jo te opozita e moderuar siriane.

Rusia thotë se sulmet e saj ajrore godasin objektivat e IS-it.

Por, shumë në Perëndim druajnë se qëllim real i Moskës është mbajë në pushtet presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Samiti i G20-ës fokusohet kryesisht në çështjet ekonomike, por këtë herë ai po dominohet nga sulmet terroriste në Paris.

Samiti ka nisur të dielën dhe zhvillon punimet dy ditë.

XS
SM
MD
LG