Ndërlidhjet

Ban do të vizitojë Korenë e Veriut


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të vizitojë këtë javë Korenë e Veriut.

Agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap ka thënë se një zyrtar i lartë i OKB-së ka konfirmuar lajmin.

Sipas burimit të njëjtë, Ban do të takojë liderin verikorean, Kim Jong-un, gjatë vizitës.

Nëse udhëtimi realizohet vërtet, Ban do të bëhet kreu i parë i OKB-së që viziton Korenë e Veriut që nga Boutros Boutros-Ghali më 1993.

Koreja e Veriut përballet me sanksione të ashpra të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të provave të saj bërthamore.

XS
SM
MD
LG