Ndërlidhjet

Franca sulmon IS-in në Raka të Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Franca ka nisur sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Raka të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes e Francës ka thënë se avionët e saj kanë hedhur 20 bomba në Raka, duke shkatërruar një depo municioni dhe një kamp për trajnimin e militantëve.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se Franca është duke reaguar në vetëmbrojtje.

Bombardimet vijnë pas sulmeve terroriste, të premten në Paris, të cilat kanë vrarë së paku 129 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG