Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ka parandaluar një sulm terrorist


Foto arkivi

Foto arkivi

Autoritetet turke kanë thënë se kanë parandaluar një sulm të madh në Stamboll, në të njëjtën ditë kur është sulmuar Parisi.

Më 13 nëntor, policia ka arrestuar pesë veta, përfshirë një bashkëpunëtor të dyshuar të militantit famëkeq të Shtetit Islamik, të njohur si xhihadisti John.

Ky i fundit besohet se është vrarë nga një sulm i telekomanduar i SHBA-së në Siri, javën e kaluar.

Autorietet turke thonë se janë duke hetuar nëse komploti i dështuar ka pasur lidhje me sulmet në Paris, që kanë vrarë 132 veta.

Xhihadisti John, emri i të cilit është Mohammed Emwazi, është militanti i maskuar, i cili është shfaqur në disa video duke u prerë kokat pengjeve perëndimore.

XS
SM
MD
LG