Ndërlidhjet

Australia refuzon të ndalojë pranimin e refugjatëve


Ilustrim

Ilustrim

Ministri për Migracion i Australisë ka refuzuar thirrjen e një deputeti që të mbyllë kufijtë për refugjatët nga Lindja e Mesme, pas sulmeve në Paris.

Andrew Fraser, deputet konservator, ka bërë apelin në Facebook.

“Mesazh për (kryeministrin e Australisë) Malcolm Turnbull: Australia nuk ka nevojë për refugjatë nga Lindja e Mesme”, ka shkruar ai.

Por, ministri për Migracion, Peter Dutton, ka thënë se Australia nuk do të tërhiqet nga vendimi për të pranuar 12,000 refugjatë nga Siria dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG