Ndërlidhjet

Kremlini: Takimi Putin – Obama ishte “konstruktiv”


Pamje nga takimi i mbrëmshëm Obama (majtas) - Putin

Pamje nga takimi i mbrëmshëm Obama (majtas) - Putin

Presidenca e Rusisë thotë se bisedimet joformale ndërmjet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Barack Obama, në Turqi, ishin “konstruktive” por nuk mund të thuhet se patën ndonjë arritje madhore.

Të dy presidentët, mbrëmë vonë, u përshëndetën dorë për dore në margjina të samitit të Grupit 20 të ekonomive më të zhvilluara në botë, në Belek të Turqisë.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet Obamës dhe Putinit prej se Rusia i ka filluar sulmet ajrore në Siri, në fund të muajit shtator.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se ishte “joreale të pritej që në takimin 20 minutësh mund të shënohej një pikë kthese në raportet” ndërmjet dy vendeve.

Shëtpia e Bardhë njoftoi se bisedimet ishin të fokusuara në përfundimin e luftës civile në Siri dhe konfliktit në Ukrainë.

Aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë në mars të vitit të kaluar, dhe konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, i ka dobësuar lidhjet e Moskës me perëndimin duke i sjellur në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG