Ndërlidhjet

logo-print

Tusk: Kritikë për fushatën ushtarake ruse në Siri


Donald Tusk

Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka kërkuar që fokusi i fushatës ushtarake ruse në Siri të jetë grupi ekstremist, Shteti Islamik, e jo “opozita e moderuar siriane”, që lufton kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad.

Këto komente, zoti Tusk i bëri mbrëmë në samitin e G20 në pjesën jugore të Turqisë, i cili praktikisht u dominua nga sulmet vdekjeprurëse në Paris, për të cilat përgjegjësinhë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zoti Tusk tha se bashkëpunimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në aksionet e tyre kundër grupit ekstremist në Siri, është i rëndësisë “madhore”.

Operacionet ruse në Siri “do të rezultojnë vetëm me valë të re të refugjatëve”, tha Tusk dhe ka shtuar se “kemi më tepër sinjale se kjo në fakt ka startuar”.

XS
SM
MD
LG