Ndërlidhjet

G20: Liderët premtojnë ndaljen e financimit të terrorit


David Cameron
David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, thotë se liderët botërorë janë pajtuar për “hapa të rëndësishëm” për ndaljen e financimit për grupet terroriste, pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris.

Mëtutje, në deklaratën e tij të sotme në margjina të samitit G20 në Turqi, zoti Cameron ka theksuar se liderët, po ashtu, kanë shprehur përkushtim për “ta kundërshtuar ideologjinë ekstremiste dhe propagandën terroriste dhe për ta mbrojtur më mirë vetveten nga kërcënimi i luftëtarëve të jashtëm, duke e ndarë inteligjencën dhe duke i ndalur ata nga udhëtimet”.

Më herët, Cameron është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet në përpjekjet e tij për luftimin e terrorizmit.

Zoti Cameron tha se ndërmjet fuqive perëndimore dhe Rusisë mbetet “hendek shumë i madh” lidhur me mënyrën e përfundimit të luftës në Siri, por ka pasur shenja të gatishmërisë për kompromis nga të gjitha palët.

XS
SM
MD
LG