Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Nëse situata përkeqësohet – kthehet artileria


Pamje e ushtarëve të Ukrainës

Pamje e ushtarëve të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës thotë se do të jetë “e detyruar ta kthejë artilerinë” dhe armatimet e tjera në linjën e frontit, nëse intensifikohen luftimet në pjesën lindore të këtij vendi, ka thënë sot zëdhënësi i ushtrisë urkainase, Andriy Lysenko.

Këto komente u bënë derisa luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe sepratistëve të mbështetur nga Rusia, kanë shënuar përshkallëzim, pas disa javëve relativisht të qeta.

Ukraina tha se 6 ushtarë të saj janë vrarë afër qytetit Donjeck, që është nën kontroll të kryengritësve prorusë, gjatë fundjavës, megjithë armëpushimin e arritur në muajin shtator.

“Kam dhënë urdhër për hapje të zjarrit në përgjigjje, menjëherë posa jeta e trupave tona të jetë nën kërcënim”, tha mbrëmë presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Nga ana tjetër, separatistët në Donjeck kanë thënë se Ukraina e ka shkelur disa herë marrëveshjen e armëpushimit gjatë javës së kaluar.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar lufta në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 7,900 vetë.

XS
SM
MD
LG