Ndërlidhjet

Merkel: Terrori nuk do të luftohet vetëm me mjete ushtarake


Angela Merkel
Angela Merkel

Liderët botërorë kanë shprehur përkushtim për të punuar më tepër në ndarjen e informacioneve të inteligjencës, ndaljen e fondeve për terroristët dhe forcimin e sigurisë së kufijve në Evropë, pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse në Paris.

Mëtutje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në mbyllje të samitit G20 të vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim, i cili gjatë dy ditëve të fundit u zhvillua në Turqi, tha se liderët e vendeve pjesëmarrëse janë pajtuar që sfida e terrorit nuk do të luftohet vetëm me mjete ushtarake.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar nevojën e ndaljes së aftësisë së grupit militant, Shteti Islamik, të krijoj të ardhura nëpërmjet kontrabandimit të naftës.

Kryeministri britanik, David Cameron, i ka shpallur planet për mbajtjen e një konference të donatorëve, në fillim të vitit të ardhshëm, për krijimin e “një fodni të ri të rëndësishëm” për tu marrë me fluksin e refugjatëve, që po largohen nga Siria.

Zoti Cameron, i cili sot ndaras është takuar me presidentin Putin, tha se ndërmjet fuqive perëndimore dhe Rusisë mbetet “hendek shumë i madh” lidhur me mënyrën e përfundimit të luftës në Siri, por ka pasur shenja të gatishmërisë për kompromis nga të gjitha palët.

XS
SM
MD
LG