Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi ajror janë vrarë 12 talibanë


Pjesëtarët e sigurisë afgane i kontrollojnë udhëtarët në kuadër të masave të shtuara të sigurisë

Pjesëtarët e sigurisë afgane i kontrollojnë udhëtarët në kuadër të masave të shtuara të sigurisë

Nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh në pjesën jugore të Afganistanit, raportohet se janë vrarë 12 militantë talibanë.

Një zëdhënës në provincën Nangarhar tha se në mesin e të vrarëve janë tre afganë dhe nëntë persona të jashtëm, që zakonisht është referencë për pakistanezët.

Sulmi kishte ndodhur të shtunën vonë në qarkun Khogyani, ku kryengritësit janë aktivë për muaj të tërë.

Ky rajon, po ashtu, është i njohur për praninë e luftëtarëve lojalë ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, që këtë vit kanë luftuar kundër talibanëve dhe forcave qeveritare.

Zëdhënësi lokal, Ahmad Zai Abdulzai, tha se 150 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë ose plagosur gjatë operacioni ushtarak dyjavësh në qarkun Açin. Sipas tij, në këtë rajon janë ngritur postoblloqe që të mos lejohet kthimi i militantëve.

XS
SM
MD
LG