Ndërlidhjet

Sot në Prishtinë qëndron Mbreti Abdullah II, i Jordanisë


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Me ftesën e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot në Kosovë arrin për një vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah Ibn Al Hussein.

Sipas kumtesës nga Presidenca, fillimisht mbreti i Jordanisë do të pritet me një ceremoni zyrtare dhe pastaj do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit.

Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah II do të japin deklarata para mediave.

Ndërkohë që pas takimit në Zyrën e Presidentes, Mbreti Abdullah II takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ndërtesën e Qeverisë.

XS
SM
MD
LG