Ndërlidhjet

Shtetet amerikane refuzojnë të pranojnë migrantë


Barack Obama.
Barack Obama.

Shumë shtete amerikane kanë thënë se migrantët sirianë nuk janë të mirëpritur për shkak të frikës e sigurisë pas sulmeve të Parisit.

Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder ka thënë se është pezulluar pranimi i migrantëve të rinj deri pas një shqyrtimi të ri.

Alabama,Teksasi dhe disa shtete të tjera amerikane, kanë lëshuar deklarata të ngjashme, por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ligjshmërinë e kësaj mase është ende e paqartë.

Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje SHBA-së " të bëjë pjesën e saj" për të ndihmuar ata që largohen nga lufta civile.

"Duke ju përplasur derën në fytyra atyre që kanë nevojë për ndihmë, do të ishte një tradhti e vlerave tona," tha ai.

"Kombi ynë mund të mirëpres migrantë që janë të dëshpëruar dhe kërkojnë siguri por edhe duhet ta sigurojmë vendin tonë. Ne mund dhe duhet të bëjmë të dyja."

Vendimet e shteteve amerikane vijnë pas sulmeve në Paris ku u vranë 129 persona, të premten në mbrëmje.

Shtatë prej sulmuesve kanë vdekur në sulmet, dhe njëri prej tyre mendohet të ketë qenë një sirian i cili hyri në Evropë nëpërmjet Greqisë me migrantët.

Miliona sirianë kanë ikur në vendet fqinje dhe në Evropë.

SHBA-ja dhe ka premtuar të marrë rreth 10.000 refugjatë sirianë në 12 muajt e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG