Ndërlidhjet

Protestuesit përplasen me policinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:49 0:00

Protestuesit përplasen me policinë

Edhe një seancë tjetër me gaz lotsjellës dhe përplasje

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, sërish është ndërprerë nga hedhja e gazit lotsjellës. "Projekt-ligji për Buxhetin e vitit 2016" u miratua në një sallë tjetër të Kuvendit.

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, sërish është ndërprerë nga hedhja e gazit lotsjellës. Pika e vetme e rendit të ditës "Projekt-ligji për Buxhetin e vitit 2016" u miratua në një sallë tjetër të Kuvendit.

12:23 17.11.2015

Policia e Kosovës arreston 2 protestues

Policia e Kosovës përmes një deklarate për media ka theksuar se "njësitet policore gjatë veprimeve të tyre deri tani kanë arrestuar dy (2) protestues të dhunshëm të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore".

"Vlen të potencohet se tek dy personat e dyshuar janë gjetur boca të koktej molotovi.
Nga protestuesit e dhunshëm janë dëmtuar edhe disa automjete policore, ku njëra nga to është dëmtuar nga hedhja e mjetit të dyshuar si koktej molotovi",
thuhet në komunikatën me shkrim.

11:39 17.11.2015

Vetëvendosje: Rrahet brutalisht Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se deputeti i këtij subjekti, Albin Kurti, është rrahur brutalisht nga Policia e Kosovës.

11:36 17.11.2015

Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore deputetja Albulena Haxhiu, si pasojë e gazit lotësjellës, si dhe dy policë, ku njëri është lënduar në kokë derisa tjetri ka kërkuar ndihmë si pasojë e gazit lotësjellës.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Që të tre janë jashtë rrezikut për jetë.

11:13 17.11.2015

Kuvendi miraton në parim buxhetin e vitit 2016

Me 71 për, 1 kundër, dhe 7 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim, projektligjin për Buxhetin e vitit 2016. Miratimi i buxhetit është bërë pa opozitën, pasi që seanca është mbajtur në një sallë alternative të Kuvendit pasi që mbledhja fillimisht ishte ndërprerë si pasojë e përdorimit të gazit dhe sprejit nga ana e deputetëve të opozitës.

Deputetët e opozitës i janë bashkuar protestuesve dhe janë nisur drejt selisë së Lëvizjes Vetvendosje.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG