Deputetët alivanosen nga gazi lotsjellës.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ndjehet krenar me përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që edhe në këto kushte po mbajnë seancën e Kuvendit.
Opozita hedh gaz lotsjellës në koridor të Kuvendit
Ndërsa seanca e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2016 po vazhdon, vetëm nga partitë e koalicionit qeverisës në një sallë të improvizuar, deputetët opozitar kanë hedhur gaz lotsjellës në koridoret e Kuvendit.
Tri partitë opozitare kanë parlajamëruar edhe një konferencë për media, kurse mbështetësit e tyre janë duke provuar të tubohen sërish përreth ndërtesës së Kuvendit.
Nga gazi lotsjellës janë alivanosur deputeti Albin Kurti dhe deputetja Albulena Haxhiu.