Ndërlidhjet

Aeroplani i rrëzuar rus, sulm “terrorist”


Kreu i Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë, Aleksandr Bortnikov.
Kreu i Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë, Aleksandr Bortnikov.

Kreu i Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë, Aleksandr Bortnikov, ka thënë se rrëzimit i aeroplanit rus,në Gadishullin Sinai të Egjiptit më 31 tetor ishte rezultat i një sulmi "terrorist".

Presidenti Vladimir Putin është zotuar se do t’i "gjejë dhe ndëshkoj" sulmuesit.

224 persona kishin humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit,në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Një degë lokale e grupit militant të Shtetit Islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, kishte thënë se “inteligjenca dhe informacionet britanike ”kishin sugjeruar se në bordin e avionit rus, të ketë pasur bombë.

Rusia fillimisht këtë e kishte cilësuar si spekulim.

XS
SM
MD
LG