Ndërlidhjet

Bëhet thirrje për ndalimin e atletëve rusë në Lojërat Olimpike


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.


Zyrtarë nga disa prej agjencive kryesore të botës anti-doping, kanë bërë thirrje që atletëve rusë t’u ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, të vitit të ardhshëm në Rio, duke thënë se nuk ka kohë të mjaftueshme për të siguruar se programi rus dhe atletët e saj, janë të pastër nga përdorim i dopingut.

Deklarata nga Instituti i Organizatave Kombëtare Anti-Doping vinë pas raportit qortues të javës së kaluar, se atletët rusë kanë përdorur në mënyrë sistematike substanca doping.

Instituti, i cili përfaqëson 53 vende, tha se ekipi rus i atletikës, nuk ka treguar se mund të dërgojë një ekip të pastër për Lojërat Olimpike, që fillojnë në muajin gusht, të vitit 2016.

Gjatë fundjavës, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka arritur marrëveshje me shefin e Komitetit Olimpik rus, për një udhërrëfyes për Rusinë, që të gjitha testimet, të bëhen në përputhje me rregullat ndërkombëtare mbi dopingun.

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës ka pezulluar përkohësisht Rusinë nga të gjitha garat ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG