Ndërlidhjet

Në Francë mobilizim i lartë i forcave të sigurisë


Ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve.

Ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve.


Franca ka mobilizuar 115,000 mijë pjesëtarë të sigurisë, pas sulmeve të së premtes, në Paris, nga militantët e grupit Shtetit Islamikë (IS) ka thënë ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve.

Cazeneuve ka thënë se 128 bastisje tjera janë kryer në lokacione të ndryshme lidhur me sulmet e fundit në Paris.

Franca gjithashtu ka përforcuar sulmet e saja kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) në Siri.

IS ka marrë përgjegjësinë për sulmet e bëra në Paris, të premten, në disa bare, restorante, një sallë koncertesh dhe një stadium, në të cilën humbën jetën 129 njerëz .

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar për një nga të dyshuarit, Salah Abdeslam.

Ai besohet të ketë ikur nga Belgjika.

Policia belge kanë lëshuar më shumë fotografi të tij.

XS
SM
MD
LG