Ndërlidhjet

Kerry: Na duhen më shumë përpjekje kundër IS-it


Hollande dhe Kerry - foto arkivi
Hollande dhe Kerry - foto arkivi

Bota e qytetëruar duhet të shtojë përpjekjet e saj për të luftuar grupin militant të Shtetit Islamik, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Duke folur në Paris, përkrah presidentit të Francës, Francois Hollande, Kerry ka thënë se sulmet e fundit në Egjipt, Liban, Turqi dhe Francë e bëjnë të qartë se duhet bërë më shumë presion mbi militantët.

“Ndjenja ime është se secili e kupton se pas sulmeve në Liban, pas asaj që ka ndodhur në Egjipt, në Ankara të Turqisë dhe pas sulmeve tani në Paris, ne duhet të shtojmë përpjekjet për t’i goditur ata në palcë”, ka thënë Kerry.

Hollande planifikon që brenda javës së ardhshme të vizitojë Uashingtonin, ku do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG