Ndërlidhjet

logo-print

Aksident hekurudhor në Pakistan, 12 të vdekur


Pakistan

Pakistan

Së paku 12 veta kanë vdekur dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur kur një tren, me rreth 300 pasagjerë, ka dalë nga binarët në një zonë malore në veriperëndim të Pakistanit.

Ministri i Brendshëm i provincës Baluçistan, Sarfraz Bugti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në qarkun Bolan, pasi frenat e trenit kanë dështuar.

Treni ka qenë duke udhëtuar nga kryeqyteti i Baluçistanit, Kueta, për në qytetin Ravalpindi.

Aksidentet hekururdhore janë të shpeshta në Pakistan, ku hekurudhat nuk mirëmbahen për shkak të korrupsionit, keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve.

XS
SM
MD
LG